Masakra e Dobraçit drejt zbardhjes? Gazetarja tregon detaje: 5 persona rrezikojnë prangat

Aktualitet

Masakra e Dobraçit drejt zbardhjes? Gazetarja tregon detaje: 5 persona

Gazetarja Aida Topalli ka folur lidhur me masakrën e Dobraçit ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe 2 kalimtarë të rastësishëm çifti i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha.

Ajo deklaroi se së shpejti pritet dhënia e 5 masave të sigurisë për persona konkretë të organizatës kriminale dhe autorëve të ngjarjes. Gazetarja tha gjithashtu se shumë shpejt hetimet do të finalizohen pasi çështjen e ka marrë ‘në dorë’ SPAK.

“Në këto ngjarje që krijojnë, kemi edhe qytetarë të pafajshëm që vriten apo plagosen, si rasti i masakrës së Dobraçit. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës i kanë dërguar një dosje të kopsitur mirë SPAK-ut për grupet e Shkodrës dhe meqë Prokuroria e Posaçme e mori nën kontroll dosjen, do ketë një finalizim, pasi janë mbledhur më shumë prova dhe ka emra konkretë.


Janë të paktën 5 persona me masë sigurie për atentatin ndaj Licëve në Dobraç, ku u vra edhe çifti Basha (të pafajshëm). Shumë prej vrasjeve kanë mbetur pa autorë ndër vite dhe u desh SKY ECC, kurse në rastin e Dobraçit është zbardhje rekord e një krimi të rëndë, jo se nuk ka pasur të tjera”, tha Topalli për “Report TV”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion