Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK, pritet me brohoritje nga mbështetësit

Aktualitet

Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK, pritet me

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme është paraqitur në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ai është pritur me brohortije nga mbështetësit, të cilët ishin mbledhur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Një ditë më parë, Partia Demokratike, i dërgoi një mesazh strukturave të saj, ku kërkonte mobilizim për Berishën ditën e sotme në orën 09:30 përpara selisë  së SPAK-ut.

“Të dashur miq. Nesër diten  e hënë në ora 9:30 sërish Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha do jetë në dyert e SKAP-it! Ju lutem te mobilizojme strukturat e degeve për të qenë të gjithë aty. Në ora 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit!”, thuhej në mesazhin drejtuar strukturave të PD.

Më 3 janar të këtij viti Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin riktheu masën e sigurimit personal “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i marrë i pandehur nga SPAK për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Ai duhet të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

ME TE LEXUARAT