Marklen Haka mbetet në qeli, Apeli lë në fuqi masën e sigurisë për “të fortin” e Niklës

Aktualitet

Marklen Haka mbetet në qeli, Apeli lë në fuqi masën e

Arrest në burg ka caktuar gjykata e apelit të posaçëm për Marklen Hakën, i arrestuar me dyshimin se ka tentuar të vrasë një eksponent të njohur të krimit, Durim Bamin. Haka u vu në pranga në nikël në shtator të këtij viti, pas një operacioni të organizuar nga policia e shtetit ku morën pjesë edhe forcat speciale RENEA.

Gjatë marrjes në pyetje Haka ka mohuar përfshirjen e tij në atentatin ndaj Durimi Bamit që ndodhi në zonën e fushë-krujës në nëntor të 2020-tës. Po kështu ai ka pretenduar se nuk ka asnjë konflikt me Durim Bamin apo persona të tjerë ndërsa nuk ka përdorur ndonjë herë aplikacionin Skay Enchro Chat.

Prokuroria e akuzon atë si një nga personat që ka mbajtur në vëzhgim Durimin Bamin dhe I ka dhënë informacion grupit të Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës që kërkonin eleminimin e tij. 33-vjeçari Marklen Haka ë ishte në kërkim prej muajt maj të këtij viti ndërsa u arresua në banesën e kushëririt të tij Kljadi Haka në 6 shtator. Edhe ky i fundit u vu në pranga me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe armë mbajtje pa leje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion