Manastirliu, publikon dëshmitë e të moshuarve: Vijojnë ndërhyrjet për vendosjen e lenteve falas në spitalet publike

Aktualitet

Manastirliu, publikon dëshmitë e të moshuarve: Vijojnë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video me dëshmitë e të moshuarve që kanë kryer ndërhyrjet në sy falas dhe sipas të gjitha standardeve në spitalet publike.

"Me dëshmitë e të moshuarve për lentet falas, një shërbim i shtrirë tashmë jo vetëm në Tiranë, por edhe në spitale rajonale, ju uroj një fundjavë të qetë", shkruan Manastriliu.

Duke falenderuar stafet mjekësore, në video e publikuar të moshuarit shprehen se kanë kryer ndërhyrjet falas.

Mbi 2000 qytetarë kanë përfituar çdo vit nga vendosja e lentës falas në spitalet publike në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë nga paketa e kataraktës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion