Malli për gjyshërit e ktheu në Shqipëri, 18-vjeçarja që humbi jetën në Urën e Dajlanit jetonte prej vitesh në Gjermani

Aktualitet

Malli për gjyshërit e ktheu në Shqipëri, 18-vjeçarja

18-vjeçarja Vikena Greku, e cila humbi jetën dy ditë më parë në një aksident tragjik në Urën e Dajlanit në Durrës, prej disa vitesh jetonte në Gjermani së bashku me prindërit e saj, Vullnetin dhe Valbonën, si dhe me vëllain e vogël.

Sipas burimeve pranë familjes, e reja ishte kthyer së fundmi në Shqipëri për të vizituar gjyshërit e saj.

Pas largimit të prindërve drejt Gjermanisë disa vite më parë, Vikena dhe vëllai i saj, Nevio, kishin qëndruar për një periudhë me gjyshërit në fshatin Dyshnik të Beratit, ku edhe ndoqën arsimin 9-vjeçar, deri në momentin kur prindërit arritën të siguronin dokumentacionin e nevojshëm për t’i marrë me vete jashtë vendit.

Vikena kishte vite që nuk ishte kthyer nga Gjermania dhe malli për gjyshërit e saj e riktheu në vendlindje.

Sot, familja Greku ka hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën mes dhimbjes dhe lotëve vajzës së tyre, e cila u nda nga jeta në lulëzimin e rinisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion