Makinat përplasen “kokë më kokë” në Lezhë-Shkodër, tre të lënduar

Aktualitet

Makinat përplasen “kokë më kokë” në

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin “Lezhë-Shkodër” , dy makina janë përplasur me njëra tjetrën. Sipas bluve, si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve, shtetasi V.H, 61 vje dhe dy pasagjere.

Të tre të plagosurit janë dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lezhë/Informacion paraprak 

 Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin B. L. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. H..  

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi V. H., 61 vjeç, dhe pasagjerja në automjetin e shtetasit B. L., shtetasja L. L., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion