Makinat përplasen “kokë më kokë” në aksin Korçë-Bilisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Aktualitet
Makinat përplasen “kokë më kokë” në aksin
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj.

Nga raportimet paraprake, aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ku një mjet benz ngjyrë të bardhë është përplasur kokë më kokë me një mjet Volkëasgen caddy të kuq, çka ka sjellë përmbysjen e këtij të fundit në anë të rrugës.

Tre të plagosur janë transportuar drejt spitalit të Korçës, ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Ndërkohë që ka edhe dëme të shumta materiale pasi duket se përplasja ka qenë shumë e fortë. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT