Makina që lëvizte mbrapsht përplas të moshuarën në Devoll, 85-vjeçarja ndërron jetë në vendngjarje

Aktualitet

Makina që lëvizte mbrapsht përplas të moshuarën në

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 85-vjeçareje pasditen e sotme në Devoll. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15 në fshatin Vishocicë.

Sipas informacioneve paraprake, një 49-vjeçar me inicialet A. P., banues në Korçë, dyshohet se teksa po lëvizte mbrapsht me makinë, ka përplasur këmbësoren A. M., 85 vjeçe. Përplasja ka qenë fatale dhe e moshuara ka ndërruar jetë në vend.

49-vjeçari po përballet me veprimet procedurale, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë 

Rreth orës 14:15, në fshatin Vishocicë, shtetasi A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se duke lëvizur mbrapsht me automjet, është përfshirë në aksident me shtetasen A. M., 85 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes, humbi jetën.  Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion