Aksident në Maliq, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Plagoset 9-vjeçarja!

Aktualitet

Aksident në Maliq, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Petrushë, në Pogradec. Raportohet për një fëmijë të lënduar pasi makina humbi kontrollin dhe është përplasur në rrugë, ndërsa 9-vjeçarja ishte pasagjere në mjet.

Policia ka shkruar drejt vendit të ngjarjes, ndërsa mësohet se 9-vjeçarja është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

"Rreth orës 18:20, në fshatin Vreshtas, Maliq, shtetasi F. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar një e mitur 9-vjeçe, pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën", njoftoi policia. 

ME TE LEXUARAT