Makina përplas këmbësoren në Durrës, qytetarja dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e saj

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren në Durrës, qytetarja
Një aksident është shënuar pasditen e sotme në rrugën “Vëllazërimi” në Durrës. Mësohet se një automjet ka përplasur një grua këmbësore, e cila po kalonte rrugën.

Pas aksidentit, ajo është transportuar me autoambulancë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion