Makina përplas 17-vjeçaren në mes të bulevardit dhe largohet nga vendngjarja!

Aktualitet

Makina përplas 17-vjeçaren në mes të bulevardit dhe

Një makinë ka përplasur një adoleshente në bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

E mitura është paraqitur në spital, teksa bëhet me dije se ka marrë dëmtime në këmbë.

"Mesditën e djeshme, është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës, një 17-vjeçare, e cila ka deklaruar se në bulevardin “Bujar Bishanaku”, një automjet me drejtues të paidentifikuar prej saj, e ka përplasur në këmbë, dhe është larguar. E mitura pasi ka marrë asistencë mjekësore, është larguar në banesë.

Ndërkaq, po punohet për identifikimit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion