Makina përfshihet nga flakët në Cërrik, dyshimet e para

Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Cërrik-Gostimë. Mësohet se makina me drejtues shtetasin A.H, 56 vjeç është djegur pjesërisht në pjesën e përparme. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë
Cërrik/ Informacion paraprak
Më datë 18.07.2021, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Cërrik – Gostimë, në fshatin Malasej, mjeti tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin A.H., 56 vjeç, banues në fshatin Gjyralë, Cërrik, në ecje e sipër ka marrë zjarrë dhe për pasojë mjeti është djegur pjeserishtë në pjesën e përparme.
Nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.


