Makina  mori përpara të riun pas aksidentit, viktima dhe pasagjerët po shkonin në punë me furgon

Aktualitet

Makina  mori përpara të riun pas aksidentit, viktima dhe

Detaje të reja mësohen në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Viktima dhe 3 të aksidentuarit ndodheshin në një furgon dhe po shkonin në punë, por furgoni që po udhëtonin është për plasur me trafikndarësen e autostradës.

 Më pas pasi furgoni është përplasur 4 persona që ndodheshin brenda tij kanë dalë të shohin dëmtimet, në ato momente një automjet ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur.

28-vjeçari Gëzim Muçaj ka ndërruar jetë teksa po transportohej në spital ndërsa 3 të aksidentuarit e tjerë, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë.

 

ME TE LEXUARAT