Makina merr flakë në Mamurras-Lac, shoferi del pa lëndime
Lajmifundit
/
15 Shkurt 2025, 21:12
Aktualitet
Një autoveturë tip Benz është përfshirë nga flakët e zjarrit, në aksin rrugor Mamurras-Laç, pranë fshatit Fushë-Gjorm të Kurbinit.
Menjehere pasi ka konstatuar flakët shoferi ka ndaluar mjetin dhe ka arritur të dalë pa marrë lëndime.
Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin.