Makina e policisë përplaset me “Audi”-n në Gjirokastër, dy të lënduar, një prej tyre efektiv

Aksident automobilistik ne aksin Gjirokaster-Kakavije, perplaset xhipi i policise me nje autoveture, lendohen rende dy persona njeri prej tyre efektiv policie.
Ngjarja ka ndodhur ne afersi te lagjes Kordhocë fshati Lazarat Bashkia Gjirokaster kur nje autoveture tip Audi eshte perplasur me nje automjeti tip fuoristrade qe i perket Policise se Gjirokastres me dy efektive brenda.
Perplasja ka qene frontale dhe ka shkaktuar demtim te rende te dy personave te perfshire ne aksident njeri prej te cileve efektiv policie.
Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor per te percaktuar shkaqet e aksidentit nderkohe qe gjendja e te lenduarve eshte jashte rrezikut per jeten por qe mendohet se kane demtime serioze ne gjymtyre.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S.B.
Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjerë (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


