Makina e policisë aksidentohet në aksin Maliq-Pogradec, plagoset efektivi

Aktualitet

Makina e policisë aksidentohet në aksin Maliq-Pogradec, plagoset

Përplasen dy mjete në aksin rrugor Maliq – Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në afersi të fshatit Çërravë kur një mjet tip “Volwagen” teksa po udhëtonte nga Korça në drejtim të Pogradecit ka goditur një mjet të policisë brenda së cilës ishte dhe një efektiv policie.

Sipas uniformave blu mjet tip “Volwagen” ka kryer një manovër të gabuar duke i prerë rrugën dhe krejt papritmas është përplasur me mjeti e policisë.

Nga goditja ka mbetur i plagosur oficeri i policisë rrugore, i cili ndodhet në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Nga ana tjetër policia ka shoqëruar në komisariatin e Pogradecit drejtuesin e mjetit tip “Volkswagen” ku po pyetet për rrethanat e këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion