Makina del nga rruga në Lushnje dhe përfundon në kanal, shpëton fatmirësisht shoferi dhe bashkëshortja
Lajmifundit
/
1 Qershor 2023, 17:24
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje, në rrethrrotullimin e “Plugut”, ku një automjet tip Ëolsvagen ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Drejtuesi i mjetit, i identifikuar si shtetasi Gledion Velçani 30 vjeç ka dale nga rruga për shkak të shpejtësisë.
Fatmirësisht në momentin e aksidentit kanali ka qenë pa ujë, dhe shoferi e bashkëshortja e cila po udhëtonte me të, nuk janë lënduar.
Dy personat e aksidentuar janë ndihmuar nga banorë të zonës për të dalë nga mjeti.


