Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen shoferi kinez dhe pasagjerja 61-vjeçare

Aktualitet

Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen shoferi

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të martë në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, ku një automjet tip “Volksëagen” ka dalë nga rruga pasi shoferi knez dyshohet se ka humbur kontrollin gajatë drejtimit.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit kë mbetur i plagosur shoferi kinez me inicialet H.R., 31 vjeç dhe një pasagjere 61-vjeçare e huaj që ndodhej në automjet, e identifikuar me inicialet K.Zh..

Blutë bëjnë me dije se dy të dëmtuarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, shtetasi i huaj me nënshtetësi kineze, H. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja e huaj K. Zh., 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”,- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion