Makina del nga rruga dhe bie në humnerë në malet e Pukës, humb jetën 34-vjecari

Aktualitet

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë në malet e Pukës,

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Iballë të Pukës njoftojne burime nga vendi i ngjarjes.

Sipas tyre, një automjet ka përfunduar në humnerë në vendin e njohur si Laku i Qershisë.

Geg Kola, rreth 34 vjec, drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen sipas burimeve policore.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia lidhur me shkaqet e aksidentit.

Njoftimi: Pukë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, familjarët e shtetasit G.K, 34 vjeç, banues në fshatin Berishë Vendi, kanë njoftuar Policinë se kishin humbur kontaktet me shtetasin G.K, që prej mbrëmjes së datës 28.09.2024.

34 vjeçari ditën e djeshme kishte shkuar në fshatin Iballë dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë.

Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë Vendi, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë shtetasi G.K.

Dyshohet se shtetasi G.K, duke u kthyer me automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT