Lushnja i jep lamtumirën e fundit mjekut të njohur neurolog Ramazan Doka

Lushnja i ka dhënë lamtumirën e fundit mjekut të njohur Ramazan Doka, i cili u nda nga jeta para kohe në moshën 58-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Qindra qytetarë, miq e kolegë nga Lushnja dhe jo vetëm, iu bashkuan homazheve të organizuara nga bashkia Lushnjë në hollin e Muzeut Historik të këtij qyteti, përpara se trupi i të ndjerit të përcillej për në banesën e fundit. Ramazan Doka konsiderohet një nga personalitet më të rëndësishme në fushën e mjekësisë në qytetin e Lushnjës dhe jo vetëm.
Ai punoi për më shume se tre dekada në sistemin shëndetesor. Kontributi i tij është më së shumti i spikatur në specialitetin e neurologjisë.
Mirëpo mjeku Ramazan Doko ka mbajtur në periudha të ndryshme edhe disa pozicione drejtuese në sektorin e shëndetësisë në nivel lokal dhe rajonal. Doktor Ramazan Doka, përveçse një profesionist i fushës së neurologjisë, spikati me vlerat e tij humane në shërbim të mijëra pacientëve në Lushnjë dhe jo vetëm.


