Lufta në Siri, përplasen Rusia dhe SHBA në OKB

Aktualitet

Lufta në Siri, përplasen Rusia dhe SHBA në OKB

Sulmet ajrore intensive dhe ardhja e përforcimeve pro-qeveritare i larguan rebelët sirianë brenda natës nga qyteti I Hamës.

Rebelët kanë bërë përparimin e tyre më të madh në vite gjatë javës së kaluar, duke pushtuar  qytetin e Aleppos dhe shumë nga fshatrat përreth.


I dërguari i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, paralajmëroi Këshillin e Sigurimit se situata ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Por çështja e Sirisë përplasi Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këshillin e sigurimit.

Robert Wood, zv/ ambasador i SHBA-ve në OKB: Fakti që  Hayat Tahrir al-Sham është shpallur një organizatë terroriste nga SHBA dhe OKB nuk justifikon mizoritë e mëtejshme nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij ruse.

Vassily Nebenzia, ambasador i Rusisë në OKB: Nuk keni gjetur dot kurajën të dënoni këtë sulm të pastër terrorist kundër popullit paqësor sirian. Nuk ka iluzione se Uashingtoni do të jetë ndonjëherë i gatshëm të luftojë sinqerisht terrorizmin ndërkombëtar.


Qindra persona janë vrarë në dy javë luftime mes rebelëve dhe ushtrisë.

ME TE LEXUARAT