Lufta në Lindjen e Mesme, Hezbollahu nis sulme hakmarrëse ndaj Izraelit

Një sulm ajror izraelit vrau një grua dhe një vajzë në jug të Libanit më 21 shkurt, duke nxitur grupin libanez, Hezbollah që të kundërpërgjigjet me sulme me raketa.
Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, pothuajse në baza ditore ka këmbyer zjarr me Izraelin përgjatë kufirit që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor.
Media shtetërore libaneze tha se një grua u vra dhe vajza e saj u plagos rëndë gjatë një sulmi “të armikut” në fshatin Majdal Zun. Më pas, zyrtarët shëndetësorë konfirmuan se edhe vajza është vrarë.


