Liroi vrasësin e gruas në Fier, gjyqtari u shkarkua nga vetingu një ditë para ngjarjes

Aktualitet

Liroi vrasësin e gruas në Fier, gjyqtari u shkarkua nga vetingu

Lirimi nga burgu i shtetasit Elton Metaj, 31 vjec, i cili vrau ish gruan mbremjen e djeshme ne Fier, eshte kthyer ne nje skandal.

Për sa kohë ishte i ulur në karrigen e gjyqtarit, Piro Sota akuzohet se ka liruar të dënuarit me burg, një prej të cilëve edhe autorin e vrasjes në Zhupan të Fierit, Elton Metajn.

Ai firmosi vendimin për lirinë e 31-vjeçarit në 26 korrik të 2021, pa bërë asnjë ditë burg.

Vetëm dy ditë më pas, Piro Sota ka dorëzuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor dorëheqjen e tij.

Ky vendim iu dorëzua Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që po hetonte pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale të gjyqtarit të Fierit.

Në datën 9 shtator, pra një ditë para se të ndodhte vrasja e Sabrina Bengës, KPK-ja ka njoftuar ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Piro Sotën dhe përjashtimin nga sistemi i drejtësisë për 15 vite, citon vizion plus.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion