Lezhë/ Shpërthimi i bombolës së gazit në familjen Kola, ndërron jetë një prej 6 anëtarëve të plagosur (EMRI)

Një prej gjashtë personave të plagosur nga shpërthimi i një bombule gazi në fshatin Markatomaj të Lezhës, më 29 gusht, ka ndërruar jetë.
Viktima është 40-vjeçari Saimir Kola, i cili prej 12 ditësh po merrte trajtim të specializuar në Itali. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga shpërthimi.
Mësohet se Kola kishte pësuar djegie në rreth 90% të sipërfaqes së trupit, duke e bërë kritike gjendjen e tij shëndetësore. Shpërthimi ndodhi më 29 gusht në banesën e familjes Kola në Markatomaj.
Si pasojë e shpërthimit u plagosën gjashtë anëtarë të familjes, ndërsa 40-vjeçari u transportua në Itali për mjekim të specializuar.
Pas 12 ditësh nën kujdesin e mjekëve italianë, Saimir Kola ka ndërruar jetë, duke e çuar në një viktimë bilancin e ngjarjes së rëndë.


