Lezha në errësirë, rrjeti i amortizuar prej disa orësh lë disa fshatra pa energji

Aktualitet

Lezha në errësirë, rrjeti i amortizuar prej disa orësh

Furnizimi me energji elektrike në disa fshatra të Lezhës, përfshirë Zadrimën, Fishtën, Kallmetin dhe Dajçin, është kthyer në një problem serioz që prej kohësh shqetëson banorët dhe bizneset e zonës.

Ndërprerjet e shpeshta të energjisë vijojnë të jenë pjesë e përditshmërisë, ndërsa situata bëhet me problematike sa here ka reshje shiu apo ere te fortë.

Banorët shprehen se rrjeti i amortizuar dhe mungesa e investimeve ne rrjet sjelle probleme te vazhdueshme ne keto zona

Pavarësisht përpjekjeve të Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë për të mbajtur në funksion linjat ekzistuese, amortizimi i rrjetit ka bërë që defektet të jenë të shpeshta dhe të pashmangshme.

Zgjidhja e vetme shihet ndërtimi i një rrjeti të ri elektrik, por ende nuk ka një afat se kur mund të nisë ky investim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion