Lëvizte me shpejtësi në Fushë Arrëz, makina përfundon në një lokal. Lëndohet pronarja dhe dy gra

Aktualitet

Lëvizte me shpejtësi në Fushë Arrëz, makina

Një automjet ështe përplasur me një lokal në hyrje të qytetit të Fushë Arrëzit gjatë mbrëmjes së sotme.

Për pasojë është lënduar e zonja e lokalit, e cila ishte para lokalit, së bashku me dy gra të tjera që ishin në një tavolinë.

Gruaja me iniciale F.B. së bashku me dy gratë e tjera janë transportuar drejt spitalit të Pukës.

Të dëmtuarat janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e parë në Spitalin e Pukës.

Drejtuesi i mjetit F. R. është shoqëruar në Polici. Dyshohet se mjeti lëvizte me shpejtësi kur humbi kontrollin.

ME TE LEXUARAT