Lëvizte me automatik në makinë, pranga 30-vjeçarit në Maliq

Aktualitet

Lëvizte me automatik në makinë, pranga 30-vjeçarit në

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Maliqit. I riu u kap teksa lëvizte me makinë në fshatin Sovjan.


Gjatë kontrollit në makinën e të riut blutë gjettën një armë zjarri automatik ndërsa në banesën e tij gjetën edhe një armë gjahu pa leje.


Armët, municioni luftarak dhe makina u sekuestruan si provë materiale.

“Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sovjani”.


Si rezultat i operacionit, në fshatin Sovjan, Maliq, shërbimet e Policisë konstatuan në një rrugë mes parcelave bujqësore një automjet, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri tip automatik. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një armë gjahu teke dhe një sasi e vogël municioni luftarak. Sendet e jashtëligjshme, së bashku me automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi B. B., 30 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, njoftoi sot policia.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion