Lëvizte me armë zjarri në rrugë, arrestohet 44-vjeçari në Kamëz

Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri në rrugë, arrestohet

Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri në rrugë. Nga verifikimet e kryera, rezultoi se kishte autorizim për ta mbajtur armën e zjarrit, por vetëm në banesë.

Njoftimi i policisë:

Me armë zjarri pistoletë, në rrugë, në cenim të autorizimit që kishte për ta mbajtur armën, në banesë, kapet nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, 44-vjeçari.

Sekuestrohet arma, së bashku me municionin e saj.

Gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan shtetasin 44 vjeç, i cili lëvizte në rrugë, i armatosur me pistoletë.


Menjëherë, është bërë ndalimi i këtij shtetasi, i cili nga verifikimet e kryera, rezultoi se kishte autorizim për ta mbajtur armën e zjarrit, por vetëm në banesë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë 44-vjeçarin, si dhe materialet procedurale ia referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion