EMRI/ Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 34-vjeçari, sekuestrohet pistoleta me krehër dhe fishekë

Aktualitet

EMRI/ Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 34-vjeçari,

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Kamzë, pasi akuzohet se lëvizte me armë zjarri në automjet.

Në pranga ka rënë Odison Zguri.

Policia informon se 34-vjeçari u pikas nga efektivët në fshatin Kasallë, ku shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje.

Njoftimi i Policisë

Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “Moment”.

Lëvizte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 34-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit me krehër dhe fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të kontrolleve të pandërprera dhe të mbështetura në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, finalizuan operacionin policor të koduar “Moment”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O. Z., 34 vjeç, banues në Kamëz.

Në fshatin Kasallë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volksëagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion