Lëvizte i armatosur me armë zjarri, arrestohet 23-vjeçari bashkë me dy shokët e tij

Aktualitet

Lëvizte i armatosur me armë zjarri, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar dhe dy shokët e tij kanë rënë në prangat e Policisë. Bëhet e ditur në njoftimin e bluve se 23-vjeçari lëvizte i armatosur me armë zjarri automatik si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një tjetër armë zjarri.

Ndërkohë dy shokët e tij janë vënë në pranga për moskallëzim krimi.


Policia ka sekuestruar dy armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë), dhe automjetin me të cilin lëvizte i armatosur 23-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT