Letër-porosi nga Belgjika, SPAK kryen kontrolle në 4 ambiente në Berat. Ja çfarë u gjet

Aktualitet

Letër-porosi nga Belgjika, SPAK kryen kontrolle në 4 ambiente në

SPAK ka kryer kontrolle në katër ambiente në Berat pas një letërporosie të autoriteteve belge. Raportohet se gjatë operacionit u arrestua një 33-vjeçar me iniciale H. V., pasi iu gjetën në banesë dokumente false, elektroshok dhe fishekë arme gjahu.

Kontrollet u kryen në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un, BKH-në dhe Prokurorinë e Beratit.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un, me BKH-në dhe me Prokurorinë e Beratit, në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 33 vjeç.

Në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion