Lejuan kultivimin e kanabisit, pezullohen nga detyra katër zyrtarë të Policisë së Elbasanit

Aktualitet

Lejuan kultivimin e kanabisit, pezullohen nga detyra katër zyrtarë

Kater punonjes policie jane pezulluar nga detyra ne Elbasan me akuzen se kane lejuar kultivimin e bimeve narkotike nga nje shtetas i arrestuar per kultivim kanabisi me 13 shtator te ketij viti.

Lajmi u be me dije nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Rajoni Elbasan - Korçë) e cila theksoi se në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësve të Komisariatit të Policisë Peqin të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Komisar Sh.Xh., me detyrë shef seksioni i hetimit të krimeve në volum.

N/Komisar S.D., me detyrë specialist i hetimit të krimeve.

Inspektor A.K, me detyrë ndihmës specialist i hetimit të krimeve.

Inspektor A.K., me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të kryera me metoda speciale, ku ka dyshime të arsyeshme bazuar mbi prova për përfshirjen e punonjësve të policisë në shpërdorim detyre, duke lejuar me veprime dhe mosveprime konkrete zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike të dy rasteve në banesën e shtetasit R.B.

Në datën 13 shtator ky shtetas është arrestuar nga DVP Elbasan për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa.

Hetimet vazhdojnë për përfshirjen dhe të punonjësve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion