Lejoi ndërtimet pa leje, gjykata shpëton nga burgu kreun e IMT-së së Tiranës

Aktualitet

Lejoi ndërtimet pa leje, gjykata shpëton nga burgu kreun e IMT-së

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë, Mariglen Qato.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim me dy inspektorë të institucionit që drejton duke lejuar ndërtimet pa leje.

Prokuroria kërkoi që Qato të shkonte pas hekurave, por gjykata ka vendosur që hetimet kundër tij të zhvillohet në një masë sigurie më të lehtë, detyrim paraqitje.

Por ashtu, edhe dy inspektorët Adrian Caushaj dhe Leandro Lamani janë lënë në detyrim paraqitje.

Nën akuzë është edhe një arkitekt me inicialet K.B. që gjykata e ka lënë në arrest shtëpie.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion