Legjenda e vajzës që ndërtoi urën për dashurinë/ Rama publikon pamjet nga 'xhevahiri' i Matit

Aktualitet

Legjenda e vajzës që ndërtoi urën për dashurinë/
Gojëdhënat thonë se një vajzë e re nga fisi Skuraj, që jetonte në Gur të Bardhë, nuk mundi të martohej, sepse lumi Mat i ndante rrugën.


Atëherë vendosi të ndërtonte një urë me të ardhurat e saj dhe, sipas legjendës, prej saj mori emrin edhe Ura e Vashës, një nga monumentet më të veçanta të zonës së Klosit.

Pamje nga ky destinacion ndau sot në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi Urën e Vashës si një prej vendeve më të bukura dhe më të vizituara, ku në ditët e fundit të gushtit shumë turistë vendas e të huaj zgjedhin të freskohen në ujërat e lumit Mat.


E njohur edhe si Ura e Vashës, ajo ndodhet mes fshatrave Klos dhe Guri i Bardhë dhe për vite me radhë ka qenë e vetmja lidhje mes dy brigjeve të lumit në rrjedhën e sipërme të Matit.

Monumenti prej guri, me harkun karakteristik, vazhdon të jetë një nga atraksionet më të spikatura të zonës, ndërsa me ndërtimin e Rrugës së Arbrit pritet të tërheqë edhe më shumë vizitorë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion