"Le të nxjerrin provat...", Ngjela zbulon detaje nga lirimi i Saimir Tahirit: Burgun e bën në shtëpi
Lajmifundit
/
4 Qershor 2023, 09:45
Aktualitet

Avokati i njohur Spartak Ngjela komentoi lirimin nga qelia të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
“Ai është liruar me vendim gjykate. Nëse ka korrupsion gjykatat ta nxjerrin dhe të thonë.
Janë 4 pika të ligjit të cilat e lirojnë një të burgosur kur nuk ka mundësi të mbajë familjen. Por nuk e liron. Burgun e bën në shtëpi. Nëse flasin për korrupsion sikundër pretendon dhe ambasadorja e SHBA le të nxjerrin provat.
Unë nuk mund të flas kundër një gjykate se jam avokat”, tha ai


