“Lavdi Dëshmorëve të Atdheut”, Rama homazhe në nder të tyre, të pranishëm Begaj dhe ministra
Lajmifundit
/
29 Nëntor 2025, 10:21
Aktualitet

Ditën e sotme janë nderuar dëshmorët e kombit, teksa sot, 29 Nëntor, shënjohet Dita e Çlirimit.
Në organizimin zyrtar në varrezat “Dëshmorët e Kombit”, ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, por jo vetëm.
Të pranishëm që nderuan dëshmorët ishin edhe presidenti Bajram Begaj dhe ministra të tjerë.
Ishte Begaj ai i cili nderoi i pari dëshmorët, teksa më pas vijoi me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministrin Rama dhe ministra të tjerë.


