Lajmi i fundit/ Zjarri pranë kufirit mes dy shteteve, mbyllet dogana greke në Kakavijë

Aktualitet

Lajmi i fundit/ Zjarri pranë kufirit mes dy shteteve, mbyllet dogana greke

Një zjarr i rënë në pjesën greke të Kakavijës, ka detyruar zyrtarët policorë fqinjë që të ndërpresin përkohësisht punën.

Zjarri ka rënë larg objektit përpunues të pasaportave apo doganës greke, por tymi i çliruar nga flakët ka nxitur policët fqinj që të zbatojnë protokollin e emergjencave të zjarreve duke ndaluar procesin e kalim-përpunimit të pasaportave, si në hyrje dhe në dalje të territorit grek.

Kjo ka shkaktuar radhë kilometrike në të dy anët e kufirit. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse greke, si dhe një helikopter për të shuar flakët e zjarrit.

Situata për momentin është nën kontroll dhe pritet nga momenti në moment të stabilizohet

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion