Fuste drogë në qeli për të burgosurit, arrestohet një efektiv i burgut të Drenovës

Aktualitet

Fuste drogë në qeli për të burgosurit, arrestohet një

Një efektiv burgjesh, me detyrë polic në burgun e Drenovës së Korçës është arrestuar nga Policia.

Burime bëjnë me dije se në pranga është vënë efektivi R.Myrte, i cili ishte vënë prej kohësh në përgjim nga Prokuroria. Ai dyshohet se fuste lëndë narkotike dhe sende të paligjshme në qelitë e burgut të Drenovës.

Dyshohet se ai ka futur brenda ambienteve të burgut doza lëndë narkotike kanabisi, ndërsa u arrestua nga autoritetet pas urdhrit të prokurorisë.

Kujtojmë se një ditë më parë u ushtruan kontrolle të befasishme në burgun e Drenovës, ku u gjet një aparat celular në qelinë e Laert Haxhiut. Pritet në vijim njoftimi zyrtar lidhur me rastin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion