LAJMI I FUNDIT/ Banorët në protestë godasin me molotov fadromat e IKMT! FNSH niset me urgjencë drejt Thethit

Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Banorët në protestë godasin me molotov fadromat e

Prej disa ditësh banorët dhe sipërmarrësit në Theth kanë vazhduar protestat kundër prishjes së strukturave që kishin ngritur në tokën e tyre.

Për çdo ditë situata po perkeqësohet më shumë ndërsa banorët janë shprehur se jeta e tyre mori fund pasi ata jetonin me këto bizneset.

Por ditën e sotme është shënuar një incident i rëndë ku raportohet se disa persona kanë gjuajtur me molotov fadromat e IKMT si dhe urën në lagjen “Gjelaj”.

Nga informacionet e para raportohet se ka dëme të mëdha ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Për mediat, me lot në sy banorët janë shprehur se me prishjen e strukturave të ngritura jeta e tyre ka marrë fund.

ME TE LEXUARAT