LAJMI I FUNDIT/ Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike
Lajmifundit
/
16 Korrik 2025, 21:25
Aktualitet

Duket se paralajmërimi i kryeministrit Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme ka gjetur zbatim menjëherë sa u përket lirimit të hapësirave publike.
Pranë stadiumit kombëtar “Air Albania”, mjete të IKMT, shoqëruar nga forca të shumta të policisë bashkiake dhe Policisë së Shtetit kanë zbarkuar pranë për lirimin e hapësirave publike.
Siç shihet edhe nga pamjet autoritetet kanë rrethuar me shirit pjesën pranë stadiumit të futbollit, ku janë të vendosura karrige dhe tavolina të lokaleve e restoranteve që ndodhen në katin e parë të godinës.


