LAJMI FUNDIT/ Goditi me grusht shoferin e urbanit në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari

Aktualitet

LAJMI FUNDIT/ Goditi me grusht shoferin e urbanit në Tiranë,
Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– F. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;

– R. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Babrru, në autobusin e linjës Insitut-Paskuqan-Tiranë, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shoferin e autobusit si dhe është konfliktuar me dy shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– K. R., 18 vjeç, banues në Tufinë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

– A. Ll., 37 vjeç, banues në Rubik, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, arrestuan shtetasin D. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, në fshatin Ndroq, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, gjatë parakalimit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, është përplasur me një kamion, dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Nga përplasja është dëmtuar lehtë pasagjeri, shtetasi E. K., që udhëtonte me shtetasin D. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion