Lajm i mirë nga BE-ja për Shqipërinë: Dritë jeshile për mbylljen e 3 kapitujve negociues

Aktualitet

Lajm i mirë nga BE-ja për Shqipërinë: Dritë jeshile

Shqipëria pritet të hedhë një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt integrimit europian, pasi javën e ardhshme pritet të mbyllë tre kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sipas agjencisë rajonale të lajmeve DTT, me propozim të Presidencës irlandeze të Këshillit të BE-së, ambasadorët e 27 vendeve anëtare kanë nisur diskutimet për mbylljen e këtyre kapitujve.

Ky zhvillim vjen pas vlerësimeve pozitive të bëra së fundmi nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, të cilat kanë përgëzuar Shqipërinë për ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit.

Ndërkohë, më 14 korrik, në Bruksel, gjatë takimit të ministrave të Çështjeve Evropiane, Mali i Zi pritet të mbyllë edhe dy kapituj të tjerë të negociatave, përkatësisht Kapitullin 8 (Konkurrenca) dhe Kapitullin 29 (Bashkimi Doganor).

Po në të njëjtën ditë, Moldavia dhe Ukraina pritet të hedhin një tjetër hap në procesin e tyre të anëtarësimit në BE, duke hapur grupet e para të kapitujve negociues.

Pas marrjes së një vlerësimi pozitiv për raportin IBAR, Shqipëria synon të përmbyllë të gjithë kapitujt e negociatave brenda dy viteve të ardhshme, me objektivin për t'u bërë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian në vitin 2030.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion