E rëndë në Tiranë, taksia përplas tre të mitur me monopatinë në mes të Bulevardit "Dëshmorët e Kombit"

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, taksia përplas tre të mitur me

Një aksident i rëndë është regjistruar disa minuta më parë në qendër të kryeqytetit pranë sheshit “Skënderbej”.

Një taksi ka përplasur tre fëmijë të cilët po lëviznin me monopatinë. Nga informacionet e para mësohet se tre të miturit janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tyre.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion