LAJM I FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin që po dilte nga marketi

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas

Një aksident rrugor është shënuar në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës. Një automjet tip Golf ka përplasur një këmbësor, i cili, sipas burimeve nga vendngjarja, po dilte nga një market i zonës dhe po kalonte rrugën në momentin e aksidentit.

Drejtuesi i mjetit nuk ka arritur ta dallojë në kohë këmbësorin, duke çuar në përplasjen e tij. I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion