Kushtetuesja nuk i kthen pronat/ Refuzohet kërkesa e Pëllumb Gjokës në gjyq për dosjen “Metamorfoza”

Aktualitet

Kushtetuesja nuk i kthen pronat/ Refuzohet kërkesa e Pëllumb

Pas refuzimit për të konsideruar si të papajtueshëm çka u çkodua nga Sky Ecc, Kushtetuesja shpalli një vendim të dytë në të cilin i tha përsëri “jo” biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Rrëzimi i Gjokës i cili është nën arrest në burg për llogari të dosjes së SPAK pagëzuar si “Metamorfoza”, lidhet me kërkesën e tij mbi pronat e bllokuara në të njëjtin hetim.

Pavarësisht pretendimeve të shoqërisë Imperial Group dhe dy shtetasve Kolë dhe Pëllumb Gjoka të cilët e vlerësuan si jo kushtetues sekuestrimin e gati 390 mijë metrave katrorë tokë në Velipojë, gjykata kushtetuese konsideron se duhet të qëndrojnë në fuqi vendimet e gjykatave më të ulëta.

Kërkuesi thotë se kjo pronë ishte e regjistruar në ASHK me emrin e shoqërisë dhe të të afërmit të tij.

Çështja u shqyrtua në seancë plenare, sikurse më herët ishte shqyrtuar edhe ligjshmëria e SKY ECC , që të dyja beteja të fituara nga SPAK që ka dorëzuar fashikullin penal për të akuzuarit midis tyre Pëllumb Gjoka, ish zyrtari I policisë Oltion Bistri dhe ish prokurori Xhevahir Lita por edhe anëtarë të grupit të Bajrave. Ndërkohë që paralelisht SPAK ka njoftuar se po kryen edhe hetime pasurore

Çështja e pasurive është lënë në fuqi nga tre shkallë të gjykatave.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion