Kushtetuesja cakton datën e seancës për Teatrin Kombëtar, ja kur shqyrtohet padia e Presidentit

Aktualitet

Kushtetuesja cakton datën e seancës për Teatrin Kombëtar, ja

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën e seancës për shqyrtimi  e çështjes së Teatrit Kombëtar. Mësohet se seanca do të mbahet më 3 qershor, ku do të shqyrtohet padia e Presidentit të Republikës për Teatrin Kombëtar, i shembur një vit më parë me vendim të Këshillit Bashkiak, vendim ky i kundërshtuar nga opozita dhe shoqëria civile..

Njoftimi i plotë:

Seancat e ditës 03 Qershor, 2021


Kërkues   Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Seancë Plenare. Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.

Subjekti i interesuar Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Kulturës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bashkia e Tiranës dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

ObjektiShfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””.

Shfuqizimi i vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare.

Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe të vendimit nr.377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë” dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, të hyjë në fuqi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion