Kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Aktualitet

Kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe vranësira, parashikimi i

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën të madhe të territorit. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente deri në orët e mesditës me intensitet të ulët në qendër dhe jug të vendit.

Në zonat malore në verilindje-lindje-juglindje në lartësinë mbi 1200 metra reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-4 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion