Kushte atmosferike të paqëndrueshme! Parashikimi i motit për sot, sa do të jenë temperaturat

Aktualitet

Kushte atmosferike të paqëndrueshme! Parashikimi i motit për sot,

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që në orët e para 24-orëshit deri në mëngjes, fillimisht në jug të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

Lokalisht reshje shiu hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, në orët e mesditës dhe pasdite reshjet me intensitet të ulët lokalizohen në veri e pjesërisht në relievet malore në juglindje. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në të gjithë vendin.

Kushte atmosferike të paqëndrueshme! Parashikimi i motit për sot,

Kushte atmosferike të paqëndrueshme! Parashikimi i motit për sot,

Në lartësinë mbi 900-1000 metra në verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar kryesisht në juglindje.

Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga verilindje – lindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 17m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion