Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit, 7 nëntor 2025
Lajmifundit
/
7 Nëntor 2025, 08:06
Aktualitet

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.
Reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshi në veri dhe qendër të vendit, gjatë ditës reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpjetësi deri në 10m/sek.
Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.


