Kushte atmosferike të paqëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

Aktualitet

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, ja parashikimi i motit për

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura por nuk do të mungojnë dhe alternime të herëpashershme kthjellimi.

Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonën qendrore reshje shiu me intensitet mesatar.

Gjatë ditës reshjet do të mbeten prezente të herëpashershëm me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe qendër reshje shiu me intensitet lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s. Valëzimi në det do të jetë forcës 2-4 ballë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion